Cara: Qytetarët kërkojnë ndryshimin. Duhet të kishim një debat mes dy kandidatëve për vizionin e Durrësit!

21:23, 03/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, Igli Cara është shprehur se "Durrësi ka nevojë për ndryshim dhe unë jam këtu për të dhënë zgjidhej të gjitha halleve dhe problemeve të qytetarëve".

Cara ka theksuar se Durrësi ka probleme të mëdha ndërsa banorët që janë në zona të largëta si Ishmi bëjnë kilometra të tërë për të marrë një shërbim.

"Në Durrës ka shumë probleme dhe unë po listoj tre rajone kryesore si zona e komunave, Durrësi i ri dhe Durrësi i vjetër. Të gjitha këto zona kanë problemet e tyre dhe specifikat por kanë një të përbashkët që thonë se dera e bashkisë është e mbyllur për më tepër zonat e komunave shërbimet që i merrnin aty tani nuk i marrin më dhe detyrohen të vijnë prej shumë larg si në rastin e Ishmit.

Durrësi i ri ka probleme të mëdha që lidhen me njëra tjetrën dhe tani ky qytet tregon shumë, të rinjt thonë që këtu nuk po jetohet më. Sa i përket Durrësit të vjetër ka një trafik të jashtëzakonshëm dhe qytetarët shprehen se këtu vetëm një pjesë e personave të lidhur me drejtuesit e bashkisë po jetojnë si duhet.

Zgjedhjet lokale po tentojnë ti kthejnë politike pasi Rama e ka mbushur Durrësin me postera kudo dhe ne nuk kemi asnjë mundësi të vendosim një poster. Ai mundohet ta bëjë fushatën politike ku në fakt do të duhej të ishte një debat administrativ mes kandidatëve", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco