SYRI TV/ Belind Këlliçi, takim me banorët e Shkozës: Pas 14 majit, prona juaj nuk preket

13:24, 03/05/2023
A+ Aa A-

Gjatë takimit që zhvilloi me banorët e Shkozës, shtëpitë e të cilëve rrezikojnë të shemben nga procesi i rindërtimit, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u zotua se pas 14 majit asnjë pronë nuk do të preket. Këlliçi u prezantoi banorëve prioritetet e tij për drejtimin e bashkisë, duke theksuar se taksat e tyre do të kthehen në shërbime.

SYRI TV

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banoret e Shkozës, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre. Shembja e banesve për t'u hapurr rugë projekteve në infrastrukturë është problemi kryesor i banorëve të Shkozës, të cilët morën zotimin nga Këlliçi se pas 14 majit prona e tyre nuk do të preket.

Nga Shkoza, Belind Këlliçi u bëri përsëri thirrje qytetarëve të refuzojnë shitjen e votës, pasi me atë votë vendoset e ardhmja e qytetarëve për katër vitetet e ardhshme. Një apel Këlliçi e kishte edhe për socialistët.

Përdorimit të artistëve për qëllime elektorale nga Erion Veliaj, Këlliçi iu përgjigj me ironi.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Belind Këlliçi premtoi vëmendje dhe mbështetje për ta, duke nisur nga dëmshpërblimi për pronat e deri te ndërtimi i rrugëve, kopshteve, çerdheve, ujësjellsave etj. Ai kërkoi mbështetetjen e qytetarëve në 14 maj, teksa deklaroi se do të sjellë ndryshimin në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco