SYRI TV/ Evdar Kodheli prezanton programin në Cerven, banorët: Bashkia na ka harruar, asnjë investim

SYRI TV/ Evdar Kodheli prezanton programin në Cerven, banorët: Bashkia na ka harruar, asnjë investim

12:39, 03/05/2023
A+ Aa A-

Evdar Kodheli vijon turin e takimeve elektorale në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Fier, për të prezantuar programin elektoral. Gjatë takimit me banorë të Cervenit, Kodheli mori mbështetjen e tyre, ndërkohë që vetë banorët kanë thënë se kanë qenë të harruar në këto vite nga kryebashkiaku Armando Subashi.

Syri tv

Kandidati i opozitës për bashkinë Fier  Evdar Kodheli, vijon turin e takimeve elektorale në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

Gjatë takimit në Cerven ku prezantoi programin elektoral 2023-2027, ai tha se transporti falas për nxënësit e shkollave, pensionistët dhe shtresat në nevojë, si dhe mirëmenaxhimi i fondit prej 8% i buxhetit vjetor të bashkisë për emergjencat civile janë disa nga dy prioritetet kryesore.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij drejtuesi politik i qarkut Luan Baçi ka fajësuar qeverisjen lokale për braktisjen e zonave rurale teksa ka theksuar se Armando Subashi ka qënë kryebashkiaku i vetëm një grushti njerëzish.

Banorët kanë pohuar se  pushteti vendor i ka lënë pa rrugë, pa qendër shëndetësore dhe pa dëmshpërblim të përmbytjeve gjatë viteve 2015-2018, duke i premtuar Kodhelit mbështetje me votë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco