KAFE SHQETO/ Sula: Alibeaj po çon ujë në mullirin e Ramës, mbështes kandidatët e primareve

12:16, 03/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për zgjedhjet e 14 majit dhe mbështetjen e tij të plotë për kandidatët e PD-së të dalë nga procesi i primareve.

Sula theksoi se ai i ka mbështetur kandidatët e primareve që në fillim kur dolën emrat dhe aktualisht është në terren për të bërë fushatë për Luçiano Boçin në Elbasan, si dhe në Peqin apo Belsh.

Duke u ndalur te lëvizja e Enkelejd Alibeajt, Sula e ka quajtur një thikë pas shpine për demokratët dublimin e kandidatëve demokratë në ato pak bashki ku janë fituar gjithmonë nga PD, pasi ka çuar ujë në mullirin e PS-së.

Sipas Sulës, çdo pakënaqësi brenda demokratëve duhej lënë pas zgjedhjeve të 14 majit, pasi demokratët kundërshtarë kanë mazhorancën e PS-së dhe Edi Ramën.

INTERVISTA: 

Sula: Jam në fushatë nga ora 8 e mëngjesit deri në 12 në natës. Jam ndër ato deputetë që asnjëherë nuk jam deklaruar kundër primareve në PD dhe kam deklaruar që mbështes kandidatët e primareve, sidomos për kandidatët e bashkive në Peqin, Belsh dhe Elbasan. Që nga dita e parë që u shpall Luçiano Boçi në Elbasan, mbas një ore kam bërë deklaratën në mbështetje të Luçiano Boçit. Qëndrimet e mia kanë qënë të qarta në kuptimin që për gjënë e madhe për opozitën, demokratët dhe shqiptarët që kundërshtarë kemi mazhorancën, nuk kemi kundërshtarë vëllezërit tanë të foltores apo zotin Berisha. Nuk dua t'i kthehem më këtyre historive. E kam thënë që deri në 14 maj të gjithë demokratët duhet të jenë bashkë dhe të kemi një bashkëpunim dhe pas 14 majit ato probleme që mendojmë se duhet të zgjidhen mund të zgjidhen.

Pyetje: Shumë nga kolegët tuaj kanë nxjerrë kandidatë në pak bashki, po bëjnë fushatën e tyre. Ndaj tyre çfarë qëndrimi keni mbajtur dhe çfarë po ndodh në terren edhe mes demokratëve?

Sula: Grupi Parlamentar i PD, 95% kanë qënë kundra dhe po u them, 3 apo 4 kandidatë e kanë mbështetur daljen me kandidatë. Mbas 30 prillit dhe Kuvendit të zotit Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit, kishte vetëm dy rrugë,  ose rruga që mos të kishin as vulë as sigël asgjë duhet të kishin krijuar dhe vendosur një kohë që të diskutohej që të mos vazhdohej përçarja e demokratëve.

Kur erdhi momenti që duhet të ishim të gjithë bashkë pas vendimit të 3 marsit të vendimit të Apelit, aty ndryshoj gjithçka sjella e këtyre personave. Dhe unë aty jam ndarë totalisht me këta persona. Argumenti i vetëm ishte që ne të kishim bashkimin e demokratëve për zgjedhjet e 14 majit dhe pas 14 majit pastaj të shikohej mundësia e bashkëpunimit dhe bashkimit të demokratëve. Gjë e cila zoti Alibeaj për mua ishte një ‘thikë pas shpine’ ndaj demokratëve pasi nuk do të duhej absolutisht që të mos kishim kandidatë të dubluar demokratë të opozitës. Deri në 14 maj ne duhet të përballeshim me mazhorancën e PS dhe në këtë mënyrë ne po çojmë ujë në mullirin e Ramës duke vendosur kandidatë që kanë 0 shance për të fituar përballë PS-së. Atëherë ti po i jep oksigjen Ramës në ato bashki si Vau i Dejës, rasti i Kamzës që janë të fitueshme dhe janë demokrate gjithmonë. Unë nuk jam dakort me këtë qëndrim dhe jam ndarë haptazi për këtë qëndrim.

Pra në këtë moment unë nuk mund të pajtohem me asnjë figurë qoftë dhe Alibeaj të bëjmë rolin.

Pyetje: Po a do të ndikojë kjo pas 14 majit pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve flas për grupin parlamentar?

Sula: Po. Unë do të shoh të gjithë faktorët dhe disponibilitetin e zotit Berisha dhe të grupit të tjerë të Rithemelimit, nëse ne arrijmë një rezultat të mirë pasi shumë të mirë s’mund të pretendojmë pasi nuk kemi asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco