Aktivistet e mbrojtjes së kafshëve nxjerrin bllof Ramën në Shkodër: Është e vetmja bashki që ka një strehë në Shqipëri

12:09, 03/05/2023
A+ Aa A-

Dje, gjatë një takimi në Shkodër të ministres së Sipërmarrjes Edona Bilali dhe shefit të saj Edi Rama, u sulmua bashkia e Shkodrës, duke u akuzuar se nuk ka ditur të menaxhojë situatën e kafshëve në nevojë.

Por, ky sulm i ministres Bilali dhe Edi Ramës, ka ngjallur reagimin e Diasporës për Shqipërinë e Lirë, duke e cilësuar tërësisht si të pavërtetë këtë sulm.

Lëvizja, bën me dije se dy organizata të cilat merren me kujdesin ndaj kafshëve në nevojë, Animals Need Me dhe JETA Tier und Mensch, kanë përgënjeshtruar kategorikisht deklaratat në video si të pavërteta.

Ditën e sotme e ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ishte Oli Pero,aktiviste, animaliste, themeluese e Organizatës “Animals Need Me”, e cila hodhi poshtë këtë sulm, teksa u shpreh se bashkia e Shkodrës është e vetmja që ka një strehë për kafshët në Shqipëri, dhe që ka tenderuar 11 projekte për sterilizimin e kafshëve endacake, duke sterilizuar kështu 4000 qen dhe mace.

Në rastin e bashkisë së Shkodrës kjo nuk është e vërtetë, kjo për faktin se që nga viti 2014 kjo bashki ka tenderuar 11 projekte për sterilizimin e kafshëve endacake. Ne kemi bashkëpunuar me bashkinë dhe mund të jenë realizuar 25 projekte sterilizimi, ku janë sterilizuar në total 4000 kafshë endacake, 2800 qen dhe 1200 mace. Mirëpo së fundmi në bëmë një takim me perfektin e Shkodrës që kishte mbledhur përfaqësuesit e pesë bashkive të këtij qarku dhe ku u realizua një memorandum bahskëpunimi dhe u lobua për një vendim të këshillit të ministrave që u miratua në vition 2012, dhe ky evndim i detyron të gjitha bashkitë të marrin projkete sterilizimi dhe të projektojnë strehim për kafshët endacake. Dhe, vetëm bashkia e Shkodrës është ajo e cila e ka zbatuar këtë vendim.

Është e vetmja e cila ka hapur një strehë, pavarësisht se braktisjet vijojnë të jenë të larta dhe sjellja nga bashkitë e tjera. Duke qenë se bashkitë e tjera nuk i sterilizojnë i sjellin si tufa të reja në qytet. Ne kemi aktualisht 200 qen të strehuar bashkë me bashkinë Shkodër.  Dhe për mua, të përdoret kjo lloj narrative, ose demonizimi i qenve endacakë nuk e ndihmon as qytetarin dhe as qenin. Do ishte më e udhës që ata qe e kanë fuqinë dhe pushtetin në dorë ta zbatonin atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco