SYRI TV/ Mediu takim në Klos: Shqipëria e varfër, po shpopullohet

12:05, 03/05/2023
A+ Aa A-

Nga Klosi ku kërkoi votën për zgjedhjet e 14 majit për kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë Bedri Hoxhën, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu vuri theksin te varfëria dhe shpopullimi i Shqipërisë. Ndërkohë që kandidati i opozitës, denoncoi aferat e mazhorancës socialiste për blerjen e votës.

Syri tv

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u ndal në Klos  ku gjatë fjalës së tij vlerësoi kandidatin e koalicioni “Bashkë Fitojmë” Bedri Hoxhën, por nga ana tjetër kërkoi votën për Partine Republikane. Sipas Mediut një nga plagët më të mëdha sot është jo vetëm varfëria  por shpopullimi i Shqipërisë.

Ndërsa kandidati i opozitës Bedri Hoxha u shpreh se mazhoranca po përdor të gjitha mënyrat e presionit për të blere votat për 14 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco