Abuzimi 2.3 mln euro/ Indrit Hoxha padit rivalin Blerim Shera në SPAK

Abuzimi 2.3 mln euro/ Indrit Hoxha padit rivalin Blerim Shera në SPAK

11:10, 03/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, paditi sot në SPAK kryetarin e kësaj bashkie, Blerim Shera.

Ai tha se bëhet fjalë për një abuzim me vlerë 2.3 milionë euro me tenderin për pastrimin e qytetit.

“Sot kam bërë kallëzimin e parë penal për një abuzim me vlerën 2.3 milionë euro. I bëj thirrje SPAK që të sekuestrojë dokumentet në Bashkinë e Vorës dhe të çojë përpara drejtësisë abuzuesit.

Koha e abuzimit me taksat duhet të marrë fund. Kush ka vendosur dorë mbi taksat e shqiptarëve, duhet të shkojë përpara drejtësisë.

Përshëndes deklaratën e SHBA për hapjen e zyrës së DEA në Tiranë. Inkurajoj qytetarët të japin informacion se si paratë e krimit dhe drogës po përdoren për të blerë vota. Drejtësia nga sot të fillojë të bëjë detyrën që i takon ndaj çdo qytetari.

I bëj thirrje SPAK të hetojë pasurinë time,gjithashtu të hetojë pasurinë e kryebashkiakut të Vorës dhe familjarëve të tij. Uroj dhe besoj se drejtësia do bëjë drejtësi,” tha Hoxha për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco