SYRI TV/ Banorët dhe turistët e Thethit në protestë: Mungon energjia elektrike, qeveria të marrë masa

14:22, 02/05/2023
A+ Aa A-

Mungesa e energjisë elektrike në një nga zonat me të vizituar nga turistët, ka nxjerrë në protestë jo vetëm banorët e Thethit, por edhe turistët që ndodheshin aty. Operatorët turistik ankohen për dëmtim të pajisjeve të tyre dhe i kërkojnë qeverisë marrjen e masave. Madje deklarojnë se këtë çështje do ta ndjekin deri sa të marrin zgjidhje.

Nga SYRI TV

Banorët e Thethit, por edhe turistë, protestuan duke i kërkuar qeverisë energji elektrike në këtë zonë turistike. Madje dhe vetë operatoret turistike shprehën shqetësimin e tyre pasi pajisjet e tyre dëmtohen dhe për çdo sezon të ri turistik ata duhet t’i blejnë të reja. Ata janë të gatshëm që këtë çështje ta kalojnë në SPAK, pasi kjo situatë duhet të zgjidhet me të drejtë.

Gazetar: F.Maka

Pamje: Syri TV

Montazh: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco