SYRI TV/ Berisha prezanton kandidatët në Pukë e Fushë Arrëz: Me 14 maj votojmë për fatet e vendit

23:05, 30/04/2023
A+ Aa A-

Lideri i opozitës dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” Sali Berisha ka vijuar fushatën në qytetet e veriut të Vendit. Ndërsa prezantoi kandidatët për kryebashkiak në Fushë-Arrëz dhe Pukë, Berisha akuzoi Edi Ramën se ka diskriminuar veriun ndërsa u ka vjedhur atyre pasuritë natyrore. Ndërsa shqiptarët largohen prej mjerimit dhe urisë, deklaroi Berisha, thjeshtra e Edi Ramës dhe Baxhanaku i tij marrin miliona euro tendera. 

Syri tv

Kryetari i Partisë Demokratike Sali  Berisha vijon fushatën elektorale në Veri të vendit, ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”.  Nga Puka ku kërkoi mbështetje për kandidatin Rrokë Doda, Berisha akuzoi Ramën se ka diskriminuar veriun  dhe u ka vjedhur pasuritë natyrore.

Berisha hoqi vija paralele mes kandidatëve të dalë nga vota e demokratëve, dhe rivalëve të tyre socialistë, që siç theksoi ai qeverisin pushtetin vendor me modelin e vjedhjes dhe krimit.

Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi edhe Tom Doshin se po blen vota për PS, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të distancohen.

Më herët, Berisha prezantoi në Fushë Arrëz kandidatin e  opozitës “Hilë Currin”. Teksa i kërkoi qytetarëve të votojnë për ndryshimin e fateve të vendit, Berisha akuzoi kandidatin socialist në këtë bashki Fran Tucin, se ka dosje të hapura me drejtësinë.

Nga Fushë Arrëzi, Berisha i beri thirrje kryeministrit Rama për përballje publike,  ndërsa e akuzoi për tenderat e paligjshëm që i ka dhënë baxhanakut e thjeshtrës së tij.

Teksa akuzoi qeverinë për varfërimin e vendit, shpopullimin dhe vjedhjet ne nivel qendror dhe lokal, Berisha u beri thirrje demokratëve që të ndëshkojnë me vote regjimin socialist, që në 15 maj siç theksoi ai, të festohet pluralizmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco