Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meta nga Pogradeci: Kandidatët tanë, të përgatitur për të sjellë ndryshimin

Meta nga Pogradeci: Kandidatët tanë, të përgatitur për të sjellë ndryshimin

13:15, 30/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Pogradec ku është takuar mes të tjerëve edhe me qytetarë.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se kandidati i “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie, Zini Tollozhina dhe kandidatët për këshillin bashkiakë, janë të përgatitur për të sjellë Ndryshimin në këtë qytet duke u shërbyer qytetarëve. ‘

Meta ka shtuar se ekipi garues i këtij koalicioni, është garanci e fortë se transparenca absolute dhe interesi i qytetarëve do të udhëheqin vendimet e tyre pas fitores të 14 Majit.

Postimi i plotë:

Zini Tollozhina dhe kandidatët e mrekullueshëm të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak janë të përgatitur për të sjellë Ndryshimin në Pogradec.

Ata janë gati për t’iu shërbyer bashkëqytetarëve të tyre. Ata kanë energjinë dhe vizionin që Pogradeci të kthehet në qytetin e begatisë, punësimit, turizmit të zhvilluar dhe të ardhmes së shkëlqyer për të rinjtë dhe të rejat.

Ekipi i shkëlqyer i kandidatëve të Këshillit Bashkiak është garanci e fortë se transparenca absolute dhe interesi i qytetarëve do të udhëheqin vendimet e tyre pas fitores të 14 Majit.

Mirënjohje edhe dy kryetarëve lokalë të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, z.Genti Çela dhe Dr. Gentian Çala për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe gjithëpërfshirës.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco