Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Berisha: Kandidatët tanë kanë marrë mbështetjen e të gjithë popullit opozitar

12:05, 30/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Fushë Arrës, deklaroi se Hil Curri ka marrë mbështetjen e të gjithë popullit opozitar.

‘Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të bashkisë së Fushë Arrësit, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.

Së pari një përkulje me mirënjohjen më të madhe, nderimin më të thellë, para jush, burrave dhe grave të këtij qyteti dhe kësaj bashkie, për mbështetjen tuaj fisnike, për shpirtin tuaj liridashës dhe mbështetjen që i keni dhënë PD-së në çdo kohë. Mbetem pafundësisht mirënjohës ndaj jush.

Vij sot në këtë shesh dhe ju takoj me një kënaqësi të veçantë, por në dallim me të gjitha takimet që kemi bërë deri sot, për të paraqitur kryetarë bashkie e deputetë, sot unë vij për të paraqitur jo kandidatin tim, apo të kryesisë së PD-së, por për të paraqitur Hil Currin, kandidatin tuaj. Kandidatin e vullnetit tuaj të lirë, e votës tuaj, e dinjitetit tuaj.

Njëkohësisht Hil Curri, pasi meritoi besimin tuaj, ka fituar mbështetjen jo vetëm të PD-së, por edhe të 24 partive të tjera, të spektrit opozitar, pra mbështetjen e mbarë popullit opozitar.

Këto zgjedhje në të vërtetë, më shumë se çdo zgjedhje tjetër ndonjëherë që nga 1992, janë zgjedhje në të cilat, çdo shqiptar, demokrat, socialist, i paparti, voton për veten e tij në radhë të parë, voton për fëmijët e tij, për të ardhmen e këtij vendi, dhe kjo duke votuar për Hil Currin. Janë vota për veten tuaj, sepse Franc Tuci kandidon, më falni, kandidon dhe nuk ka sot një socialist në Fushë Arrës, që mund të na thotë këtu, se e kam propozuar unë Fran Tucin, apo e kam votuar unë Fran Tucin që të rikandidojë.

Kandidon pasi ai me fondet e demokratëve, socialistëve, të paparti, ka krijuar parajsën e vet, të enturazhit të tij dhe ka injoruar tërësisht problemet e mëdha të qytetarëve të Fushë Arrësit, të të rinjve, burrave dhe grave të kësaj bashkie dhe qyteti’, tha gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco