VIDEO/ Bulevardi i Ri, ky pyll me kulla. Bardhi: Ja mashtrimi i radhës i Veliajt

VIDEO/ Bulevardi i Ri, ky pyll me kulla. Bardhi: Ja mashtrimi i radhës i Veliajt

11:38, 30/04/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit, ka publikuar një tjetër premtim, mashtrim të Erion Veliajt.

‘Mashtrimi i rradhës i Veliajt!

Në 2015 kërkoi votat për mandatin e parë si kryebashkiak, duke premtuar se Bulevardi i Ri do të ishte një park.

Pas 8 vitesh, kur kërkon mandatin e 3-të, pohon se përqëndrimi më i madh i lejeve të ndërtimit është pikërisht te zona e Bulevardit të Ri.

Parku u shndërrua në një pyll, jo me pemë por me kulla. Fëmijët kanë nevojë për parqe, jo për beton e kulla.

Veliaj gënjen sa here hap gojën. Me 14 maj e ardhmja e qytetit të Tiranës është në duart e qytetarëve.

Ndëshkoni me votë gënjeshtarin, për t'i thënë ndal betonizimit të mëtejshëm të qytetit’, shkruan Silvi Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco