‘Kënaqësia më e madhe që vjen prej të qëndruarit me…’- Meta publikon videon me kuajt

‘Kënaqësia më e madhe që vjen prej të qëndruarit me…’- Meta publikon videon me kuajt

10:54, 30/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur zonat malore të Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Meta publikoi një video pranë disa kuajve, ndërsa i uroi shqiptarëve një të dielë të bukur.

Ai shoqëroi pamjet me një thënie të Sharon Ralls Lemon:

‘Kënaqësia më e madhe që vjen prej të qëndruarit me kuajt, është vendosja në kontakt me elementët e rrallë të hijeshisë, bukurisë, shpirtit dhe lirisë’, ndërsa shkroi: ‘Ju uroj një të Diel të bukur miq’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco