VIDEO/ Sinamati: Ky është bilanci i zi i qeverisë së Edi Ramës me Kukësin

VIDEO/ Sinamati: Ky është bilanci i zi i qeverisë së Edi Ramës me Kukësin

09:39, 30/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Kukësit, në një takim me grupe të ndryshme interesi, ka bërë edhe një bilanc të punës së keqe të qeverisë së Edi Ramës në Kukës.

Sinamati shkruan se qeveria e Edi Ramës me Kukësin ka një bilanc të zi, pasi ka larguar 9 mijë të rinj, nuk ka treg punë, nuk ka treg për prodhimet, trau ka rritur çmimet për çdo produkt që vjen në Kukës.

Reagimi i plotë i Admir Sinamatit:

Ju që paturpësisht kërkoni vota, a e dini se nga Kukësi janë larguar 9 mijë të rinj, krahu më i kualifikuar i punës?

A e dini se ekonomia jonë po prodhon çdo dite e më pak?

A e dini se propozimi i vetëm ekonomik në bujqësi është legalizimi i kanabisit?

A e dini sa kokë bagëti kullosin nëpër livadhe dhe sa hektarë tokë mbillet sot?

A e dini se bujqit e Shqipërisë kanë kostot më të larta në rajon?

A e dini se premtuat naftë pa akcizë për gjithë fermerët e Shqipërisë, ndërsa naftën pa akcizë e përfitojnë vetëm jahtet që u bie rruga nga bregdeti ynë?

A e dini se jemi vendi i vetëm në Europë që subvencionon tregtarët dhe jo prodhuesit?

A e di se shteti ndihmon mallin dhe jo prodhimin?

A e dini se patatet e Kukësit kalben në gropa se nuk ka treg?

A e dini se inputet bujqësore janë shtrenjtuar 5 herë në pak vite?

A e dini se gruri serb e mbyt prodhimin vendas prej kostos së frikshme të prodhimit?

A e di se çmimet e inputeve bujqësore në Kukës për shkak të pagesës së trarit janë më të lartat në rajon?

A e dini se tokat bujqësore nuk e njohin ujin prej vitesh prej mungesës së infrastrukturës ujitëse?

A e dini se falë projekteve tuaja për kanabizimin e vendit, me mijëra hektarë bimë medicinale u lanë pa treg deri sa u shkulën fare si bimë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco