SYRI TV/ Blerja e apartamenteve me para cash, shteti humbet miliona nga këto mosdeklarime

22:28, 29/04/2023
A+ Aa A-

Blerja e një apartamenti në ditët e sotme me para cash është kthyer në një situatë të zakonshme në kryeqytet. Edhe pse palët përfitojnë, shteti humbet miliona para nga mosdeklarimi i ketyre parave. Emisioni piranjat ka treguar se si funksionon paligjshmëria në blerjen e një apartamenti në Tiranë, në kompani të ndryshme ndërtimi.

SYRI TV

Pak jave më parë emisioni Piranjat tregoi se si kompanite ndërtuese ne Tirane, operojne duke u marrë klientëve shuma te medha parash CASH teksa i shmangen detyrimeve ndaj shtetit, e njekohesisht cojnë ne dyshime per pastrim parash ne nivele te frikshme. Blerja e apartamenteve nga kompanitë e ndërtimit, behet fare thjesht, mjafton qe bleresi te drejtohet ne zyrat e shitjes me para kesh, qofshin këto edhe të padeklaruara. Për të treguar si funksionon paligjshmëria në blerjen e një apartamenti në Tiranë, kësaj here Piranjat u ndalën në kompaninë Tulipan.

E njëjta gjë ndodh edhe me kompaninë Orion, që e lehtëson blerjen e një apartamenti me para cash, ku 30% e shumës mund të jepet në dorë.

Përfaqësuesit e kompanisë si gjithmonë preferojnë të shmangen e mos të japin asnjë shpjegim për këto shkelje.

Kompanitë e ndërtimit duket se e kane kthyer ne normalitet kete forme bashkepunimi me klientet, shpesh here me te kaluar te dyshimte apo me leke qe nuk i dihet burimi. Menyre e operimit nga keto kompani, gjoja duke i bere nder klienteve, shkakton dy shkelje te renda penale. E para, kryejne evazion fiskal ne nivele teper te larta, dhe shkelja e dyte, po aq e rende sa e para, ka te beje me pastrimin e parave, pasi askush ne keto kompani nuk pyet asnjehere per burimin nga vijne parate cash te klienteve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco