SYRI TV/ Anijet gjenerator në Vlorë, një skandal që i kushton shqiptarëve miliona dollarë

22:21, 29/04/2023
A+ Aa A-

Emisioni ‘Piranjat’ ka kryer një investigim në lidhje me dy anijet gjeneratore të vendosura në Portin e Vlorës. Investigimi nxjerr në pah se kontrata me dy kompanitë fituese është pa afat dorëzimi dhe se prej më shumë se 1 viti anijet nuk janë vënë në punë dhe do t’i kushtojnë 68 milion dollarë KESH-it edhe nëse nuk vendosen asnjëherë në funksion. Ndërkohë sipas ekspertëve, për marrjen e këtyre anijeve gjeneratore, nuk është bërë asnjë studim.

SYRI TV

Në vitin 2022 qeveria vendosi shpalljen e një tenderi me procedurë emergjente për marrjen me qira të dy anijeve gjeneratore, nën justifikimin se Shqipëria ishte në krizë energjie. Pavarësisht se në ligjin për prokurimet publike, shpallja e një tenderi emergjent duhet të jetë dhjetë ditë, KESH, si kontraktor, la afat vetem tre ditë, duke bërë shpalljen me 24 Janar dhe duke mbyllur tenderin me 27 Janar të të njëjtit vit. Një fakt ky, që çon në dyshime se dy kompantë fituese ishin paracaktuar dhe këto ishin amerikania ‘Exelerate Energy’ dhe italiania ‘Renco’.

Emisioni investigativ ‘Piranjat’, nxjerr në pah detajin interesant se kontrata me dy kompanitë në fjalë, është pa afat dorëzimi. Në asnjë faqe, nuk ka një datë që detyron kompanitë të nisin prodhimin e energjisë. Madje anijet mbërritën në portin e Vlorës, në muajin shtator 2022, plot pesë muaj pas nënshkrimit mes palëve. Sipas ekspertëve, për marrjen e këtyre anijeve gjeneratore, nuk është bërë asnjë studim.

Me kushtet e kontratës, dy anijet me emrin ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’ do t’i kushtojnë 68 milion dollarë Koporatës Elektro-energjitike, edhe nëse nuk vihen asnjëherë në punë. Sot e kësaj dite, pas një viti e tre muaj nga kontrata, anijet vazhdojnë të qëndrojnë të pa ndezura në portin e Vlorës.

Por, edhe nëse do të nisnin sot prodhimin e energjisë, serish kjo do të sillte humbje të pallogaritshme, pasi aktualisht çmimi i energjisë se prodhuar aty, është më i ulët se çmimi me të cilin shitet në bursë. Çmimi mesatar për 1 megavat orë energji elektrike në Bursën Hupex është 113euro/Mëh, ndërsa kosto e prodhimit të energjisë nga dy TEC-et e anijeve është 269 euro/Mëh. Pra, 2.4 herë më e lartë. Pavarësisht kësaj, qeraja dhe operimi vazhdojnë të paguhen. Sipas ndarjes, 45 milion dollarë i takojnë kompanisë amerikane Excelerate Energy për qiranë dy vjeçare dhe 22.5 milionë dollar kompanisë Renco për ofrimin e shërbimit të operimit.

Në fakt, në kontratën fillestare shkruhet komplet e kundërta nga sa deklaronte ministrja Balluku. Kontrata ngarkonte KESH të priste një siguracion për të mbuluar vlerën 20 milion euro për pjesët e anijeve, në mënyrë që ato të dorëzoheshin në gjendje të padëmtuar pas përfundimit të periudhës së qiramarrjes.

Emisioni ‘Piranjat’ ka zbuluar se Excelerate Energy i ka vendosur një vlerë prej 20 milion dollar dhe i jep me qira për 45 milion dollar këto dy anije, të cilat ende sot pas më shumë se një viti nuk janë vënë në punë, duke e thelluar edhe më shumë skandalin e kësaj afere, me një dëm total prej 32 milionë dollarësh në vit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco