Skënder Gjuci: Të dënojmë me votë arrogancën, Bashkia Mat do t'u kthehet qytetarëve!

Skënder Gjuci: Të dënojmë me votë arrogancën, Bashkia Mat do t'u kthehet qytetarëve!

20:31, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Mat, Skënder Gjuci ka zhvilluar një takim me banorët e Frankthit, Njësia Administrative Komsi.

Në postimin e tij në Facebook, Gjuci ka theksuar se’ ka ndarë besimin reciprok me banorët, se me votën në 14 Maj do t'i japim persektivë të ardhmes së matjanëve’.

Postimi i plotë:

📍Me banorët e Frankthit, Njësia Administrative Komsi, ndamë besimin reciprok se me votën tonë në 14 Maj do t'i japim persektivë të ardhmes.

✅Premtova se bashkia e Matit do të jetë shtëpia e matjanëve, duke ofruar shërbime jetike, konsultime dhe dëgjesa për çdo vendim me interes të komunitetit. Arroganca dhe shpërfillja e zyrave s'do ketë më vend pas 14 Majit!

✅Në programin tonë ne kemi parashikuar asfaltimin e rrugës së fshatit dhe rrugëve të brendshme nëpër lagje, mirëmbajtjen dhe administrimin e ujit vaditës e atë të pijshëm.

✅Bashkia do të mbështesë me fonde dhe asistencë teknike sektorin bujqësor dhe do të nxisim agroturizmin me qëllim krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e të ardhurave për banorët!

💙Kështu ndalojmë shpopullimin! Krijojmë të ardhmen këtu, në vendin tonë!

#BashkëFitojmë

#skendergjuci

#bashkiamat

#VotoNr1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco