Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Meta nga Pusteci: Më 14 maj është koha të ndahemi nga qeveria e korrupsionit

Meta nga Pusteci: Më 14 maj është koha të ndahemi nga qeveria e korrupsionit

18:15, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pandi Jani, u shpreh se, ka ardhur koha që më 14 maj Pusteci të ndahet nga qeveria e korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij Meta akuzoi qeverinë se i ka lënë banorët në këtë zonë pa asnjë mbështetje dhe se në vitet e fundit nuk ka pasur asnjë investim për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Me Pandi Janin do të ketë një drejtim transparent. T’i japim mundësinë Pandit, që me votën tuaj me 14 maj, ta transformojë Bashkinë e Pustecit në një model të agroturizmit, të zhvillimit të qëndrueshëm. Janë bërë gati 40 km rrugë të asfaltuara nga ish-kryeministri Berisha sepse janë kujdesur që të zhvillohet kjo zonë dhe jo që të braktiset si ç ka ndodhur vitet e fundit. Në 14 maj është koha të ndahemi nga qeveria e korrupsionit që ka kthyer këtë bashki në një çerdhe të korrupsionit”, u shpreh ai.

Ne, vijoi Meta, “do të mbështesim me të gjitha projektet dhe bashkë me Pandin do të jemi me projekte të gatshme edhe për institucionet ndërkombëtare. Do ta mbështesim këtë komunitet për të ruajtur dhe mbrojtur identitetin e tij. Të punojmë edhe për kishën që të mos e lëmë në atë gjendje. Do të punojmë pafund për t’i dhënë jetë Pustecit dhe për t’i dhënë jetë të gjithë Shqipërisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco