Lajmi i fundit

Aksident me vdekje në rrugën e Rinasit

Berisha: Rama nuk vjen në debat se i dalin tenderat e baxhanakut, thjeshtrës dhe vëllait

Berisha: Rama nuk vjen në debat se i dalin tenderat e baxhanakut, thjeshtrës dhe vëllait

12:35, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në Librazhd se Edi Rama refuzon përballjen në debat me të, për shkak se e di se çfarë e pret.

“I them Edi Ramës hajde dalim bashkë në studio dhe merr ç’të kesh për Sali Berishën dhe unë ç’kam për ty. Nuk ia mban, jo vetëm nuk del vetë, por nuk le asnjë prej kandidatëve të tij.

Nuk ia mban se i dalin qindra milionë euro të fshehura offshorë, i dalin qindra tendera të baxhanakut, thjeshtrës, i del vëllai i implikuar në shumë afera.

I del firma e tij në 420 milionë euro për djegësat, i del firma për Durrësin.

Më ka thënë njëherë një avokat i famshëm amerikan: kam pasur shumë klientë që kishin vjedhur nga 1 miliard dhe duhej t’i mbroja, por secili ishte i gatshëm të vidhte edhe 1 miliard tjetër. Ua thashë këtë sepse këta nuk kanë të ngopur në asgjë.

Tani duhet të bashkohemi. Të votojmë Shefki Çotën. Ai është një përfaqësues i denjë i juaj, një menaxher i shkëlqyer, një familjar shembullor, një njeri i aftë, një qeveritar i vërtetë. Por edhe një qytetar njëlloj si ju.

Vërtet ju votoni për veten tuaj dhe në këto zgjedhje, të votosh Edi Ramën, do të thotë të votoni për thellimin e varfërisë, për dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Por përsëri, qeverisja vendore ka shumë në dorë të ndryshojë për mbarë jetën tuaj. Ka shumë në dorë të nxisë lulëzimin e biznesit, të përgjysmojë taksat. Kjo do të thotë dyfishim punësimi. Të bëjë gjithçka për ndarjen e drejtë të buxhetit deri në zonat më të largëta,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco