Kaprata: Veliaj ka përkeqësuar gjendjen urbane, 7 milionë m2 ndërtime për 6 vite

16:59, 28/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte i ftuar urbanisti dhe kandidati për këshillin bashkiak, Gent Kaprata.

Kaprata është shprehur se në Tiranë nëse do të ju referonim shifrave të Veliajt në Tiranë në 8 vite kanë hyrë 370 mija banorë dhe për këto banorë do të duheshin 125 kopshte dhe çerdhe, 61 shkolla 9-vjeçare dhe 31 shkolla të mesme.

"Në Tiranë mbi 20 nga 40 nuk janë shkolla të reja që janë ndërtuar por janë ndërtesa të reja sepse janë shembur për arsye të ndryshme. Shkolla është aty ku ishte më parë dhe i shërben të njëjtit komunitet, ato 40 shkolla që janë ndërtuar gjysma janë të ndërtuar mbi godinat aktuale dhe nuk janë shkolla të reja.

Veliaj kur është bërë kryetar bashkie ka thënë se janë 25 mijë apartamente dhe nuk kemi nevojë që të japim leje të reja pasi duhet të plotësohen këto hapësira boshe. Të njëjtën gjë ai na thotë që nga viti 2015-2023 dhe shprehet se na vijnë 25 mijë qytetarë në vit që po ta shumzojnë me 8 vite në Tiranë kanë ardhur 200 mijë banorë. Sipas të dhënave nga INSTAT janë dhënë në total 7 500 000 metra katror që po ti kthejmë këto në apartamente i bie në total se janë ndërtuar 125 mijë apartamente ose 375 mijë qytetarë të ardhur në Tiranë.

Këto apartamente ose blloqe banimi kërkojnë po kaq çerdhe dhe kopshte që i bien rreth 125 kopshte dhe çerdhe të reja në qytet. Kompleset llogariten për 4-5 mijë banorë që nëse i përllogarit me numrin  e banorëve të shtuar në Tiranë do të ishin rreth 61 komplekse që në vetvete kanë nevojë për një shkollë 9- vjeçare për secilin kompleks.

375 mijë banorë kur futen ën struktura urbane formojë 31 lagje me nga 16 mijë banorë dhe për këtë numër banorësh duhet një shkollë e mesme. Nëse administrata e Veliajt nuk ka ndërtuar 125 kopshte dhe çerdhe, nuk kanë ndërtuar 61 shkolla 9-vjeçare dhe 31 shkolla të mesme e ka përkeqësuar jetesën në Tiranë, të gjitha këto të përllogaritur sipas shifrave të publikuar nga ai.

Në kompleksin e banimit duhet të kishim një gjelbërim të grumbulluar që shkon nga 1.5 deri 1.8 m2 për banorë dhe nëse e llogarisim në 4-6 mijë banorë duhet shumëzuar hapësira e gjelbër me numrin e banorëve të kompleksit do të na përftohet hapësirë e gjelbër për një kompleks banimi."- U shpreh Kaprata

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco