SYRI TV/ Këlliçi takim me banorët e njësisë 7: SPAK të hetojë akuzat ndaj Qatos

15:15, 28/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, për Tiranën, Belind Këlliçi, gjatë takimit me banorët e njësisë 7 në kryeqytet, premtoi luftë kundër korrupsionit në bashki, pas 14 majit. Këlliçi i bëri thirrje SPAK të hetojë,  akuzat ndaj drejtorit të IMT, Mariglen Qatos dhe të marrë në shqyrtim paditë ndaj kryebashkiakut Veliaj.  

SYRI TV

Kandidati i Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për kryeqytetin, Belind Këlliçi, u zotua për të luftuar korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, para banorëve të njësisë 7. Këlliçi komnetoi gjestin e tij, kundër korrupsionit, duke akuzuar kryebashkikaun Veliaj për lidhje mafioze. 

Këlliçi foli edhe për denoncimin ndaj drejtoriit të IMT, në Bashkinë e Tiranës , Mariglen Qato, I cili ka përfituar  tendera dhe leje ndërtimit, përmes kompanisë së të afermeve, duke I bërë thirrje spak të hetoje akuzat ndaj kryebashkiakut.

Këlliçi  prezantoi para banorëve, të njësisë 7 prioritet e tij,  për të realizuar transportin public falas, nënkalimin në sheshin skëndeerbej, uljen e taksav e vendore, ndertimine kopshteve dhe çerdheve,  si dhe 500 oaze të gjelbra në lagjet e kryeqytetit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco