Kandidati i opozitës për Burrelin, Skender Gjuci: Nuk ka forcë që e ndal ndryshimin me 14 maj

Kandidati i opozitës për Burrelin, Skender Gjuci: Nuk ka forcë që e ndal ndryshimin me 14 maj

09:11, 28/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë Burrel Skender Gjuci ka zhvilluar takime me banorë të lagjes “Pjetër Budi”.

Ai ka parashtruar para banorëve të kësaj zone pikat e programit të tij që do të sjellin një ndryshim rrënjësor për Burrelin.

Mesazhi:

Qytetarët presin ndryshimin në 14 Maj! Nuk ka forcë që e ndal frymën dhe entuziazmin që ata po përçojnë në çdo takim.

Me banorët e lagjes "Pjetër Budi" votues të pallatit të sportit, kisha kënaqësinë të ndaja pjesë nga programi jonë për 4-vjeçarin e ardhshëm të Bashkisë Mat:

- Bashkëqeverisje me qytetarët

- Bashkia e hapur dhe transparencë financiare

- Taksa të ulëta vendore

- Infrastrukturë bashkëkohore, asfaltim dhe ndriçim të rrugëve në lagjet periferike

- Ndihmë për qytetarët në legalizimin e banesave

"Bashkë Fitojmë" dhe i japim Matit zhvillim e progres!

Kandidati i opozitës për bashkinë Burrel Skender Gjuci ka zhvilluar takim edhe me banorët e fshatit Prell, Njësia Administrative Rukaj.

"Me banorët e fshatit Prell, Njësia Administrative Rukaj, njerëz punëtorë dhe prindër që kërkojnë ndryshimin për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Rrugën e fshatit e kanë rregulluar vetë këta banorë me fondet e tyre, falë të ardhurave të familjarëve në emigracion. Pushteti lokal i ka shpërfillur dhe diskriminuar sistematikisht. Kjo do të marrë fund pas 14 Majit.
Ne kemi një program për garantimin e ujit vaditës dhe menaxhimin e ujit të pijshëm. Fermerëve do t'u ofrohet ndihmë në tregtimin e gështenjës me qëllim rritjen e të ardhurave në buxhetin familjar. Pas 14 Majit, Bashkia e Matit do të jetë një Bashki e qytetarëve dhe një Bashki që krijon mundësi dhe shërbime për të gjithë!", shkruan Gjuci ne nje potsim ne facebook,

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco