Këlliçi: Asnjë leje për kulla në qendër të Tiranës dhe te Liqeni s’do preket asnjë cm tokë!

23:15, 27/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi bëri një premtim të fortë në "Çim Peka Live". 

Ai u shpreh se nëse fiton zgjedhjet e 14 Majit nuk do të japë asnjë leje ndërtimi për kulla në qendër të Tiranës. 

Gjithashtu, Këlliçi u zotua se gjatë drejtimit të Tiranës prej tij, nuk do të preket asnjë centimetër tokë te Liqeni Artificial i Tiranës. 

"Unë nuk do të jap asnjë leje për kullë brenda qendrës së Tiranës, në zonën muzeale të Tiranës dhe nuk do të prek asnjë centimetër katror të Parkut të Liqenit. Qyteti do të duhet të ndërtohet në një parim proporcional", tha ai. 

Sakaq, Këlliçi tha më tej se nuk do të marrin leje ndërtimi kompanitë që nuk justifikojnë të ardhurat. 

"Leje ndërtimi nuk do të marrë asnjë kompani që nuk justifikon të ardhurat", theksoi kandidati i opozitës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco