Ilir Alimehmeti: Tirana ka 1730 vdekje të parakohshme në vit vetëm nga ndotja

21:58, 27/04/2023
A+ Aa A-

Në prezantimin e planit për ndryshimin dhe rikonceptimin e Tiranës në emisionin "Çim Peka Live", në Syri Tv, ishte i ftuar Belind Këlliçi dhe ekipi i tij.

Alimehmeti është shprehur se në Tiranë sipas Agjensisë Europiane të Mjedisit thotë se ka 173 vdekje të parakohshme vetëm nga ndotja që është PM 2.5.

Për 1 mln banorë që ka Tirana, tha Këlliçi numri i vdekjeve nga ndotja në një vit, tha Alimehmeti shkon në 1730 persona. 

"Nëse do të ishte pyeta se çfarë do të bëhet me qendrën duhet ta kishit menduar pak më para këtë plan përpara se të ndërtoheshin kullat. Nuk ka asnjë lloj diskutimi se sa më pak kohë të qëndrosh në trafik aq më pak do të harxhosh karburant. Ndërtimet dhe djegia e karburantit janë dy faktorët kryesor të ndotjes së ajrit.

Sipas Agjensisë Europiane të Mjedisit thotë se në Tiranë ka 173 vdekje të parakohshme vetëm nga ndotja që është PM 2.5, nëse e llogarisim këtë për 1 milion njerëz janë 1730 vdekje ndërsa në Elbasan është 129 për 100/ mijë banorë. Ky është krahasimi që ne duhet të bëjmë dhe të mendojmë se kush është zgjidhja për këtë problem.

Një nga arsyet që njerëzi marrin makinën është se nuk kanë çerdhet kopshtet dhe shkollat afër sepse po ta shohim ditët që janë këto hapur kemi një trafik më të rënduar", tha Alimehmeti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco