Eksperti i IT, Progni: Programe si 'TI Tirana' përdoren në shumë qytete të zhvilluara

21:43, 27/04/2023
A+ Aa A-

Eksperti i IT-së Gentjan Progni i ftuar në 'Çim Peka LIVE' sqaroi projektin "TI Tirana", që prezantoi sot Belind Këlliçi.

Progni tha se ky aplikacion do të vijë në ndihmë të qytetarëve, me informacione të bollshme në telefonin e çdo përdoruesi që nga orari i mbërritjes së autobusit, hapësirat boshe në parkingje etj. 

Progni theksoi se aplikacione të ngjashme si "TI Tirana" përdoren në shumë qytete të zhvilluara në Europë dhe Botë. 

“Në gjithë qytetet normale dhe të zhvilluara të botës, realisht janë të aplikuara të gjitha këto modele sepse në të gjithë botën kemi semaforë inteligjentë.

Janë disa qytete në angli që e kanë një aplikacion të tillë. E kanë qytete në Kinë, në Amerikë sigurisht kështu që është sistem i mirëfunksionuar dhe i mirëprovuar.

Nuk zhvillohet në Shqipëri për shkak të korrupsionit me grantet, për shkak të korrupsionit me kompanitë dhe në tenderat e teknologjisë", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco