Daily Mail: Gruaja e McGonigal u ftua në Shtëpinë e Bardhë! Agjenti i FBI, takime informale me Ramën

Daily Mail: Gruaja e McGonigal u ftua në Shtëpinë e Bardhë! Agjenti i FBI, takime informale me Ramën

20:19, 27/04/2023
A+ Aa A-

Gazeta britanike, Daily Mail, publikoi sot një intervistë me Allison Guerriero, ish- e dashura e agjentit të FBI, Charles McGonigal.

Guerriero tregon në intervistë se si gruaja e McGonigal, Pamela, nisi të ekspozonte jetën e saj luksoze pas arrestimit të bashkëshortit.

Edhe pse i shoqi është nën akuzë për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve amerikane, sërish Pamela McGonigal nuk është ndalur në ekspozimin e jetës luksoze.

Megjithatë, Daily Mail sjell edhe një episod interesant. Ajo thotë se përpara arrestimit të McGonigal, e shoqja kishte bërë një postim ku tregonte se ishte ftuar në Shtëpinë e Bardhë.

“Vetëm shtatë javë përpara arrestimit të tij, gruaja e McGonigal postoi me krenari një foto të një ftese për mbërritjen zyrtare të presidentit francez, Emmanuel Macron në Shtetet e Bashkuara në dhjetor të vitit 2022. Ajo shkroi: “Isha shumë e lumtur që mora pjesë në ceremoninë e mbërritjes shtetërore të presidentit dhe zonjës Macron në Shtëpinë e Bardhë”. Ajo nuk thotë nëse burri i saj ishte me të”, shkruan gazeta.

Daily Mail shkruan se për dosjen ruse të oligarkut Oleg Deripaska, janë ngritur pesë akuza, secila me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg.

“Prokuroria amerikane ka hapur një çështje të veçantë kundër McGonigal, duke pretenduar se ai ka pranuar 225 mijë dollarë nga një individe që ishte ish-agjent i inteligjencës për Shqipërinë. Dokumentet pretendojnë se mes gushtit 2017 dhe shtatorit 2018, ai fshehu marrëdhënien nga FBI.

Ai akuzohet se ka udhëtuar jashtë vendit me ‘individin me interesa biznesi në Europë’ dhe ka takuar shtetas të huaj.

Takimet përfshinin edhe takime informale me kryeministrin e Shqipërisë, si dhe me një ish-zyrtar të lartë shqiptar të punësuar në një konglomerat energjetik kinez.

McGonigal u deklarua i pafajshëm për akuzat e Deripaskës në Nju Jork dhe dy ditë më vonë u deklarua njësoj i pafajshëm në Uashington në çështjen e Shqipërisë”, shkruan gazeta.

Daily Mail tregon edhe për rastin kur Allison Guerriero gjeti një qese me dollarë në apartamentin e saj. Sipas saj, ishin 80 mijë dollarë.

“Mendova se paratë ishin për ndonjë aksion të FBI-së ose për ndonjë burim,” tha ajo. “Nuk e mendoja se ishin të tijat. U habita që ai kishte para të mëdha në apartament”. McGonigal, që u tërhoq nga FBI në vitin 2018, tha se i kishte fituar duke luajtur bixhoz në bejsboll.

Guerriero tha pas ndarjes së ajo i dërgoi një email shefit të McGonigal, me detaje të lidhjes dhe pretendimet për lidhjet e tij me Shqipërinë.

Ajo tha për Daily Mail se e fshiu atë email.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco