Berisha: Fitorja më 14 maj, hap dyert për largimin e shpejtë, të pashmangshëm të Edi Ramës nga pushteti

20:16, 27/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në Kamëz me kandidatin  opozitës së bashkuar,  Arjan Hoxha.

Berisha është shprehur se rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore me 14 maj, hap dyert për largimin e shpejtë, të pashmangshëm të Edi Ramës nga pushteti.

Miqtë e mi!

Rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore me 14 maj, hap dyert për largimin e shpejtë, të pashmangshëm të Edi Ramës nga pushteti. Dhe ai e ndjen, ai e di, ai dridhet nga kjo. E di se ka kryer krime monstruoze, ka bërë vjedhje të paimagjinueshme. E di gjithashtu se e pret gjykata federale Amerikane në Uashington, dhe se ajo gjykatë atë dënim që do ti japë McGonigalit për tradhti të SHBA-së do ti japë dhe Edi Ramës, si ryshfetdhënës i McGonigal.

E ka shumë të qartë këtë, por ne do të bëjmë gjithçka që para se të shkojë atje, të shkojë aty ku e meriton në Shqipëri njëherë. Po, po. Ndaj dhe shkel çdo ligj, ndaj dhe thotë Kodi Zgjedhor është kinezëri, kushtetuta është letër e vdekur. Skapin e ka në xhep, por 14 maji i jep fund pushtetit të tij monist. Në 14 maj flisni ju, flasin qytetarët. Pushteti juaj vendoset në piedestal dhe ne rikthejmë pluralizmin politik në Shqipëri.

Edhe njëherë ju bëj thirrje të marrim të gjithë pjesë në votime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco