‘Rritet neveria popullore ndaj ‘Lal Fallcit’/ Berisha: Ja pse Rama i ka ndaluar foton në billborde

‘Rritet neveria popullore ndaj ‘Lal Fallcit’/ Berisha: Ja pse Rama i ka ndaluar foton në billborde

11:18, 27/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar të dhënat krahasimore në rrjetet sociale mes kandidatit demokrat për Tiranën, Belind Këlliçit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në mënyrë eksponenciale dallohet qartë se Këlliçi dhe Veliaj kanë diferencë të madhe në reagimet pozitive dhe negative.

Por ajo që bie në sy është se ndaj Erion Veliajt ka një rritje të frikshme të ‘neverisë popullore’. 

Sipas Berishës, kjo është edhe arsyeja se përse Edi Rama ia ka ndaluar foton në billbordet elektorale.

Rritet vertikalisht neveria popullore ndaj “Lal Fallcit”! Ja pse Rama i ka ndaluar foton në billborde!’, shkruan Berisha në Facebook.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco