Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Skandali/ PS përdor shkollën për të blerë vota, mblidhen emrat e prindërve që marrin ndihmë ekonomike

Skandali/ PS përdor shkollën për të blerë vota, mblidhen emrat e prindërve që marrin ndihmë ekonomike

11:19, 27/04/2023
A+ Aa A-

Në Qarkun e Elbasanit shkollat duket se janë vendosur në dispozicion të partisë në pushtet për manipulimin e zgjedhjeve. Panorama TV ka publikuar një denoncim nga shkolla në fshatin Pekisht ku prindërve i kërkohet informacion nga shkolla nëse marrin ndihmë ekonomike apo janë në punë.

Pak ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duket se kanë nisur ndjeshëm tentativat për të manipuluar zgjedhjet. Në redaksinë e Panorama TV ka mbërritur një denoncim nga fshati Pekisht në qarkun e Elbasanit ku në grupin e komunikimit të shkollës iu është kërkuar informacion prindërve se cili prej tyre merr ndihmë ekonomike.

Gjithashtu i është kërkuar që të deklarojnë edhe statusin nëse është i punësuar apo i papunë. Në mesazhet e siguruara nga Panorama TV, që janë shkëmbyer në grup mes përfaqësuesve të shkollës dhe prindërve bëhet me dije se këto të dhëna janë kërkuar nga drejtoresha për t’i dërguar në drejtorinë arsimore të qarkut që me reformën e re ndodhet në Korçë.

Gjatë komunikimit nuk dalin detaje të tjera mbi arsyet dhe çfarë e lidh shkollën me ndihmën ekonomike, por prindërit duket se plotësojnë kërkesën shkollës.

Praktika të tilla janë denoncuar si raste të manipulimit të zgjedhjeve nga ana e partisë në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco