SYRI TV/ '14 maji, fitorja e së mirës mbi të keqen’, Mediu dhe Duka zhvillojnë takim në Fier

14:36, 26/04/2023
A+ Aa A-

Zgjedhjet e 14 majit, janë lufta për fitoren e të mirës mbi të keqen. Kjo ka qenë kryefjala e takimit që kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisë Agrare Ambietaliste Agron Duka kanë zhvilluar me qytetarët e Fierit në mbështetje te kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Evdar Kodhelit. Ndërkohë që ky i fundit ka zhvilluar një takim me gratë duke prezantuar edhe programin për të rinjtë.

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisë Agrare Ambietaliste Agron Duka kanë zhvilluar një takim në Fier në mbështetje të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’, Evdar Kodheli.

Në fjalën e tyre Mediu dhe Duka vunë theksin se zgjedhjet e 14 majit, janë ‘lufta për fitoren e të mirës mbi të keqen.”

Nga ana tjetër kandidati Kodheli zhvilloi një takim me gratë ku diskutoi programin për të rinjtë, për shkollimin dhe punësimin e tyre që ata të mos largohen nga vendi.

Në këtë takim ishte edhe drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Luan Baçi, i cili vlerësoi rolin e gruas në shoqëri.

Gazetar: Xh. Beharaj

Pamjet: Syri TV 

Montazhier: O.Demo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco