Vokshi: Parlamenti është mbyllur arbitrarisht, arroganca e Ramës nuk po njeh kufij

21:45, 25/04/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin A Show në Syri TV me Adi Krastën ishte deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Vokshi është shprehur se parlamenti është mbyllur pas urdhrit arrogant nga Rama dhe të ashtuquajturit opozita zyrtare.

"Ka shumë javë që nuk bëhen më seanca dhe kjo do të vazhdojë deri me 14 maj. Në mënyrë arrogante kryetarja e kuvendit dhe të gjithë ata që e cilësojnë veten opozitë t’i anullojnë të gjitha seancat në shkelje të rregullores dh kushtetuese. Kjo nuk mund të bëhet sepse nuk janë zgjedhje qendrore.

Kjo ka ardhur nga urdhri i Edi Ramës për të mbyllur zërat e opozitës dhe hapësirat publike për të denoncuar skandalet që po bën kjo qeveri. Nuk ka asnjë arsye që të mos zhvillohet një seancë parlamentare, nuk po përfaqësojmë votuesit dhe të adresojmë problemet e tyre.

Kjo qeveri në mënyrë arrogante shkon deri në mbylljen e parlamentit dhe zëri  i qytetarëve nuk do të dëgjohet më. Ka më dhjetra ligje që presin që të diskutohen dhe të miratohen ndërsa ata thonë që nuk ka ligje dhe deputetët nuk vijnë se janë në fushatë kjo është vijim i 10-vjeçarit që Rama ka qeverisur në vend.

Ne jemi para zgjedhjeve lokale, koalicioni i përbërë nga disa parti të opozitës dhe jemi të gjithë së bashku që të arrijmë nj fitore të madhe e kjo ka sjellë një reagim arrogant nga qeveria. Kushdo që kërko një ndryshim ai do të votojë numrin 1 në fletën për këshill bashkiak dhe numrin 5 në fletën e dytë për kandidatët për kryetarë bashkie."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco