SYRI TV/ Korreshi në krah të Sharkës: Bashkia e Lushnjes do u kthehet qytetarëve

12:50, 25/04/2023
A+ Aa A-

Eduard Sharka vijon takimet në Lushnjë. Me banorët e lagjes “Skënder Libohova”, kandidati  i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka premtuar kthimin e bashkisë tek qytetarët. Në takim, Sharka shoqërohej nga deputeti Saimir Korreshi, i cili u shpreh se keqmenaxhimit do t’i vijë fundi

SYRI TV

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lushnjës, Eduard Sharka, ka prezantuar programin e tij para banorëve të lagjes “Skënder Libohova”.

Kandidati Sharka tha se pas 16 vitesh do t’i kthejë bashkinë, qytetarëve. Sipas Sharkës, programi tij do të përmirësojë shërbimet për qytetarët.

Në këtë takim, Sharka  shoqërohej nga deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi, i cili u shpreh se Lushnja është keqmenaxhuar prej shumë vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco