VIDEO/ Nis shiu, protestuesit bëjnë gjestin fisnik për gazetaren e SYRI TV

11:31, 25/04/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Bërxullë të Tiranës filluan sërish protestën e tyre sot për kompensimin e drejtë të pronave që u shpronësohen prej autostradës Thumanë-Kashar.

Si gjithnjë në këta shtatë muaj revoltë, pranë tyre dhe në mbështetje të tyre kanë qenë vetëm gazetarët.

Gazetarja e SYRI TV raportoi edhe sot direkt nga rruga e fshatit ku ata protestonin, ndërkohë që nisi të binte shi dhe njeri prej këtyre banorëve iu afrua nga pas për ta mbrojtur me çadër.

Gjesti fisnik i zotërisë, me aq thjeshtësi e përkujdesje, qe përtej çdo falenderimi dhe mirënjohjeje që mund t’i shprehej misionit të gazetares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco