SYRI TV/ ‘Asnjë taksë për ata që punësojnë 25 persona’, Sinamati: Ne vijmë para kuksianëve me plan konkret

11:04, 25/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Admir Sinamati, turin e takimeve elektorale e vijoi me qytetarët e lagjes 3 të qytetit të Kukësit.

Shpopullimi masiv, mungesa e investimeve e instalimi i korrupsionit qeveritare gjatë viteve të fundit në vend, ishin temat e trajtuara nga Sinamati.

“Bashkia Kukës është kampionia negative e thithjes së projekteve të huaja. Por, nën drejtimin tim së bashku me ekipin qeverisës, Bashkia Kukës do të ketë prioritet kryesor thithjen dhe implementimin e fondeve dhe donacioneve të huaja”.

"Ne vijmë para kuksianëve me plan dhe projekt konkret", shtoi më tej kandidati i opozitës, Admir Sinamati.

Ndërkohë gjatë një takimi në lagjen 2 të qytetit të Kukësit Sinamati tha se: “Çdo biznes që do të punësojë mbi 25 punëtorë në Kukës, do të ketë taksa zero nën mandatin tim".

Ky ishte njëri nga zotimet i kandidatit të opozitës, në takimin e zhvilluar me qytetarët e kësaj lagjeje.

Sinamati theksoi, "se qytetarët e Kukësit dhe administrata ndodhen në një presion të madh". 

"Ka tentativa për blerje votash nga kundërshtari, por ne synojmë," shtoi ai.

Sinamati premtoi rihapjen e filialit të universitetit.

"Të rrisim klimën e mirëbesimit, të ndërtojmë një administratë bashkiake profesionale e serioze. Punësimi i të sapodiplomuarve, projektet dhe investimet të prekin drejtpërdrejt qytetarët, nisma këto që do të sjellin shpresën dhe përmirësimin e jetesës në Kukës," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco