Boçi me qytetarët në Elbasan: Partneritetin e vetëm do e kem me ju!

Boçi me qytetarët në Elbasan: Partneritetin e vetëm do e kem me ju!

10:25, 25/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka zhvilluar takime me qytetarët në rrugët dhe bizneset e qytetit, duke kërkuar mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 14 majit.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi thekson se ‘në këtë rrugëtim, partneritetin e vetëm do që ta ketë me qytetarët’.

POSTIMI I PLOTE

Në këtë rrugëtim, partneritetin e vetëm dua ta kem me ju 🤝

Kam qenë i privilegjuar të kem qenë i mbështetur me votë për 4 mandate parlamentare nga ju. E kam ndjerë gjithnjë detyrimin për të bërë më shumë për nevojat bazike të mënyrës se si jetohet në qytet.

Nga foltorja e Parlamentit kam ngritur zërin kurdo që kam folur për ju, për ajrin tonë, për varfërinë e skajshme, për abuzimet e panumërta me taksat tona, për vrasjen e shpresës, për largimin e të rinjve, për mungesën e punësimit.

Sot ka ardhur koha që t'iu shtrëngoj dorën për ta nisur bashkë rrugëtimin që i jep zgjidhje të thjeshta problematikave të mbartura nga ata që s’e deshën dhe s’e duan Elbasanin tonë!

#BanNdryshimin #BashkëFitojmë🫶🤝

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco