Altin Goxhaj: Ndreca person që shpërblehet me poste publike, për nderet private në favor të Veliajt, Fugës, e të tjerëve

19:11, 24/04/2023
A+ Aa A-

Avokati Altin Goxhaj publikoi ditën e sotme një dokument që ju sjell edhe njëherë në kujtesë qytetarëve, faktin se Erion Veliaj nuk provon dot shkollimin e tij në SHBA. 

Me foto dhe video, Goxhaj kujton ditët kur në vitin 2015, paraqiti një kërkesë për informim mbi arsimin e Veliajt në Ministrinë e Arsimit dhe Plarent Ndreca, katër muaj më vonë i ktheu një përgjigje, ku shpjegonte që nuk i jepte dot informacion, pasi për këtë nevojitej pëlqimi nga ana e Erion Velisë.

Ndërsa sot, kujton Goxha, i ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, se ironikisht i njëjti person kërkon informacion për shkollimin dhe diplomat e kandidatit të opozitës Belind Këlliçi.

Në 2015-tën unë u paraqita në Ministrinë e Arsimit me shkresa, pastaj dhe fizikisht, kam publikuar dhe video nga takimet që kam bërë në Ministrinë e Arsimit, live bashkë me avokatin, për të kërkuar informacion zyrtar, si një votues i Tiranës, për kandidatin për kryetar bashkie, ish Ministër i Mirëqënies për çështjen e koonvertimit të diplomës. Ta shjegoj pak konvertimin e diplomës:
Një ministër nuk mund të jetë me shkollë të mesme apo jo? Duhet të jetë me shkollë të lartë. Erion Veliaj ishte ministër dhe jep dorëheqjen për të kandiduar për kryetar bashkie, sipas ligjit në Shqipëri që të kesh një diplomë amerikane, nuk të vlen, po nuk e pate të konvertuar sipas legjislacionit shqiptar. Që ta bësh këtë duhet të paraqisësh dokumentat. Unë kam paraqitur kërkesën zyrtare me të gjitha të dhënat për të marrë listën e notave dhe diplomën e Erion Velisë në Amerikë dhe në Angli sipas pretendimeve të Erionit, i bindur një milion përqind, pas një investigimi, që Veliaj nuk ka bërë asnjëherë universitet me diplomë të rregullt në Amerikë sepse nuk ka bërë fare. Ka shkuar vetëm një vit e gjysmë sepse është zhvendosur në Kosovë, ka bërë ca lekë atje dhe është kthyer prapë në Shqipëri. Dhe informacionin që kisha e ktheva në një kërkesë zyrtare sipas Ligjit për të Drejtën për Informim Publik dhe sipas legjislacionit shqiptar. E paraqita kërkesën në Ministrinë e Arsimit dhe dy ditë para zgjedheve shkova fizikisht në Ministri, dhe ata u justifikuan me ‘nuk kemi njerëz’ etj etj. Unë ju thashë ‘e mora përgjigjen tuaj, ju s'doni të  më jepni përgjigje’. Ndërsa katër muaj pas zgjedhjeve për shkak se unë bëra gati padinë administrative më sjell përgjigje Plarent Ndreca, i cili thotë se 'nuk mund të japë informacion, pasi për këtë nevojitet dhënia e pëlqimit me shkrim nga Erion Veliaj'.
Kjo është  një shkresë që tregon se Ndreca, siç i ka dalë emri këtë javë si personi që po godet Belind Këlliçin duke kërkuar informacione dhe duke bërë publik informacionin personal, është i njëjti person që nuk ka lejuar që të më jepej informacioni për Erion Veliajn. Tani, çfarë ndodh!? Ndreca është krahu i djathtë i Erion Veliajt dhe është një person që shpërblehet me poste publike për shkak të ndereve private. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco