Gent Progni: Si e kontrollon Rilindja algoritmin e Facebook përmes 'Aktivistit'

18:20, 24/04/2023
A+ Aa A-

Eksperti i njohur i IT, Gent Progni denoncoi manipulimin që i bën mazhoranca platformës së Facebook, përmes mekanizmit të 'Aktivistit'. 

Në Task Force, Progni tha se aktivitetit i aktivistëve në rrjetin social bën që algoritmi i Facebook të orientohet drejt faqeve që ata klikojnë, komentojnë apo shpërndajnë. 

Gjithashtu, ai tha se portali faktoje.al që bashkëpunon me Facebook shtrembëron realitetin dhe mjaft postime i raporton si fake neës te META. 

"Problemi fillon që në nëntor të vitit të kaluar, duke mbyllur fake account në territorin shqiptar. Pra, që bënin like, komente, share, u bllokuan. Ky call center-i që ishte hapur që ne i themi sufllave, nuk kishin më profile false. Dhe shpikën aktivistin, profile reale bëjnë fake like, komente, share, duke prishur algoritmin. Algoritmi i Facebook është një tortë që ndan shikueshmërinë e faqeve dhe profileve dhe duke prishur këtë algoritëm, një pjesë e madhe e tortës shkon te faqet dhe profilet që marrin një numër të madh like-sh. Kur u shtua aktivisti, kemi edhe faktoje.al. Ne kemi patur probleme edhe vitin e kaluar nga faktoje.al sepse shumë lajme dhe vetë lajmi im për bankat që u hack-uan u bllokua si lajm i pavërtetë dhe profili im u raportu sikur jepja fake news. Faktoje.al e nxirrte postimin jo real. Ndërkohë që një javë më pas vetë bankat e pranuan që ishin hack-uar. Ndërkohë faktoje.al ende sot nuk e ka hequr këtë bllokim të profilit. Kjo ndodh me shumicën e portaleve që janë kritike me qeverinë.  

Sot në fushatë kemi çudira të mëdha, profile që janë të bllokuara, kemi aktivistin që është aktiv me like, share, komente, sepse janë profile reale që bëjnë komente, like, share me detyrim. Nga aktivisti kemi edhe portale që janë pro qeverisë të cilat dalin si postime të aktivistit dhe aktivistët janë të detyruar nga aplikacioni t'i bëjnë like. Veç faqeve të ministrave, kandidatëve të PS, kemi edhe portale të PS të cilat në mënyrë false marrin like dhe komente nga aktivisti. Administrata punon me detyrim në orarin e punës dhe vetë FB ka një pikë që thotë ccdo like i sforcuar i bërë në mënyrë jo algoritmike është i dënueshëm deri në fshirjen e faqeve", tha Progni. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco