VIDEO-SYRI TV/ Drejtorët në Vlorë ‘gati tu’ para Blendi Klosit, braktisin punën në orar zyrtar: Jemi me raport

17:44, 24/04/2023
A+ Aa A-

Drejtorët e institucioneve të ndryshme në Vlorë, braktisën punën në orar zyrtar për fushatë elektorale. Dhjetëra drejtues institucionesh u vunë në rresht gjatë ditës së hënë përpara Blendi Klosit, për të dhënë llogari në lidhje me listat e zgjedhësve. Zyrtarët e lartë pranuan se kishin braktisur punën, por u justifikuan se ishin sëmurë apo e kishin marrë pushim. Vetë Blendi Klosi refuzoi të përgjigjet për këtë situatë, që është në shkelje të kodit zgjedhor.

Nga SYRI TV

Pak ditë pas njoftimit të shpërndarë edhe në media, Drejtuesit kryesor të institucioneve në Vlorë, kanë braktisur punën në orar zyrtar, dhe janë vënë në rresht për të dhënë llogari përpara drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Vlorë, Blendi Klosi.

Një e nga një, drejtuesit e institucioneve, janë paraqitur në orën 10:30 në zyrat e Partisë Socialiste në Vlorë, ku secili prej tyre ka pasur 10 minuta kohë në dispozicion, për të dhënë llogari përpara Blendi Klosit, në lidhje me listat zgjedhore apo votuesit.

Shumë prej drejtuesve të institucioneve, janë futur nga dyert e pasme të zyrave të PS, për të shmangur përballjen me kamerat. Disa të tjerë, pasi kanë dalë nga llogaridhënia përballë Blendi Klosit, kanë mohuar se janë thirrur për qëllime elektorale, por kanë thënë se e hëna është pushim.

Ka pasur dhe nga ata që janë shprehur se kanë janë me raporte mjekësore prandaj nuk janë në punë.

Edhe vet Blendi Klosi, pasi mori në provim të gjithë drejtuesit e institucioneve në Vlorë në lidhje me mbledhjen e votave, nuk ka pranuar të japë shpjegime për gazetarët, duke i ftuar madje në ndeshje futbolli.

Përdorimi i administratës publike në fushatë zgjedhore është një shqetësim i vazhdueshëm, ku jo vetëm drejtuesit e institucioneve, por edhe vartësit e tyre po përdoren për qëllime elektorale nga partia socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco