VIDEO-SYRI TV/ Admir Sinamati takime në Kukës: Do ndërtojmë unazën e bjeshkëve

17:20, 24/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati takoi banorë të zonës së Bicajt dhe Nangës. Duke dëgjuar banorët, Admir Sinamati premtoi se projekti i tij kryesor është ndërtimi i unazës së Bjeshkëve.

Nga SYRI TV

‘Për mua, projekti kryesor jo vetëm për Bicajt por për të gjithë Kukësin, është ndërtimi i rrugës së ‘Unazës së  Bjeshkëve’! Ky ishte zotimi i Admir Sinamatit në takimin e mbajtur me banorët e fshatit Mustafe.

Më tej, Admir Sinamati u ndal në fshatin Nangë, në një nga zonat me simbolikën më të fortë të Partisë demokratike në këto vite.

Ekipi ynë, shtoi kandidati Sinamati, ka evidentuar nga afër nevojat parësore të fshatit, prej hapjes së perspektivave të reja të punësimit deri te administrimi i hapësirës infrastrukturore në rehabilitimin e kanalit vaditës, rrethimin e varrezave, rikonstruksionin e shkollave dhe qendrave sociale e shëndetësore, deri te aspekti turistik në kthimin e kullave tradicionale në muze dhe bujtina!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco