Skandali/ Kur ishte drejtues në Ministri, Ndreca mbronte Erion Veliajn, tani gërmon për Belind Këlliçin

Skandali/ Kur ishte drejtues në Ministri, Ndreca mbronte Erion Veliajn, tani gërmon për Belind Këlliçin

16:43, 24/04/2023
A+ Aa A-

Plarent Ndreca është rasti tipik se si një njeri ka dy standarde, dy fytyra, dhe se si mund të lëshohet me lehtësi prej Erion Veliajt në sulm ndaj kundërshtarit.

Kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca nuk ka pranuar të japë informacion lidhur me shkollimin e Erion Veliajt.

Ai e ka refuzuar një kërkesë të bërë në atë kohë në vitin 2015 nga avokati Altin Goxhaj.

Ndrecaj thotë në shkresën e tij se nuk mund të bëjë transparencë për Veliajn (sapo ishte zgjedhur Kryetar Bashkie, më herët ishte Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale), duke qënë se janë të dhëna personale të mbrojtura me ligj.

Pra dyshimet për arsimimin e Veliajt s’duhet të adresohen, s’duhet të ketë transparencë rreth tij.

I njëjti gardian i ligjit, sot kërkon të dhëna personale në shkollën Harry Fulz, për Belind Kelliçin, kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Edhe kur përgjigja e shkollës i jepet, dhe është e qartë, dhe tregon se shkollimi i Kelliçit ka qënë i plotë, madje me rezultate të shkëlqyera, edhe kur i bëhet e ditur se largimi i tij me studime në SHBA ka ndodhur sipas një praktike që dhjetra studentë e kanë bërë, sërish gërmuesi Plarent është i pakënaqur dhe në mediat e bosit të tij, vendos të censurojë shkresën.

Këto dy standarde e dy fytyra të Plarentit, dëshmojnë gjendjen ku është shefi i tij Veliaj, pasigurinë që ai ka para këtyre zgjedhjeve, dhe dëshpërimin e thellë që i ka kapluar, aq sa nuk e kanë për gjë të bëhen qesharakë dhe ekspremisht antipatikë në sytë e publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco