Veliaj kthen hapësirat e planifikuara publike në kasolle për ‘kamikazët’ e rilindjes

15:47, 24/04/2023
A+ Aa A-

Në redaksinë e SYRI.net ka mbërritur një denoncim nga banorët e njërës prej lagjeve më të populluara të Njësisë 5.

Bëhet fjalë për një objekt të vjetër, siç duket edhe në video, i veshur me flamuj të Partisë Socialiste dhe me mbishkrime mbështetëse për Veliajn.

Hapsira në fjalë ndodhet pranë Art-Turbina-s, shumë pranë Liqenit Artificial.

Sipas denoncimit, me planin detajuar vendor, kjo hapësirë është e planifikuar për të qenë publike, por militantët e kasolles, që hapën digën e liqenit dhe përmbytën Tiranën në vitet 2000, e trajtojnë atë si pronë private.

Ankesave të banorëve në Policinë Bashkiake për të ndërhyrë në lirimin e hapsirës dhe në ndalimin e ndostjes akustike që pronaret e kasolles shkaktojnë, policia nuk u përgjigjet, pasi siç shihet aty ku shkruhet emri i Veliajt bie ligji.

Qytetarët duket se janë tepër të vëmendshëm ndaj kësaj fushate elktorale dhe e kanë kuptuar e janë të qartë se, hapsirat publike që Erion Veliaj i ka kthyer në “kockë” për kamikazët e partisë, Këlliçi do t’i kthejë në Oazet të gjelbërta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco