Takimi me Glover/ Boçi: Mbështesni ruajtjen e standardeve, para se të bëhen të papranueshme siç po ndodh

Takimi me Glover/ Boçi: Mbështesni ruajtjen e standardeve, para se të bëhen të papranueshme siç po ndodh

14:54, 24/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka pritur në takim shefen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR znj. Audrey Glover.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi ka i ka adresuar zonjës Audrey Glover problematikat dhe i bëri thirrje OSBE/ODIHR se duhet të mbështesin ruajtjen e standarteve të zgjedhjeve të 14 majit përpara se këto standarte të bëhen të papranueshme, siç aktualisht po ndodh.

‘Ne presim që organizmat ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndaluar këtë veprim antikushtetues të një bashkie që është alarmuar prej ndjesisë së humbjes’, shkruan Boçi.

Postimi i plotë:

OSBE/ODIHR duhet të mbështesin ruajtjen e standarteve të zgjedhjeve të 14 majit përpara se këto standarte të bëhen të papranueshme, siç po ndodh!

Këtë i përcolla sot në zyrën time zgjedhore ambasadores së nderuar të OSBE/ODIHR, shefes së misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve - znj. Audrey Glover dhe delegacionit që e shoqëron atë.

Deklaratat e vazhdueshme të Ramës se ai nuk do të bashkëpunojë me askënd prej opozitës janë antikushtetuese dhe dëshmon frikën e tij për humbjen e zgjedhjeve.

Pre muajsh punonjësit e administratës janë nën presion të drejtpërdrejtë për të dorëzuar 10-20 karta identiteti.

Çdo mbështetës i opozitës ka marrë thirrje telefonike ose kërcënime direkte – te puna dhe tek biznesi.

16.000 përfitues të ndihmës ekonomike janë thirrur dhe këshilluar për cilin të votojnë që të mos humbasin ndihmën.

Organet ligjore të Bashkisë janë inaktive dhe mijëra vende pune janë krijuar përkohshëm – për të ndikuar votën.

Ne presim që organizmat ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndaluar këtë veprim antikushtetues të një bashkie që është alarmuar prej ndjesisë së humbjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco