‘Pulti i harruar...’/ Spahia: Dukagjini, perla e Alpeve që do ketë zhvillimin e duhur në 4 vitet e ardhshme

‘Pulti i harruar...’/ Spahia: Dukagjini, perla e Alpeve që do ketë zhvillimin e duhur në 4 vitet e ardhshme

14:28, 24/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me banorët e Pultit, ku ka theksuar se si e gjithë zona e Dukagjinit, vuajnë pasojat e harresës dhe indiferencës shtetërore.

‘Në 4 vitet në vazhdim i kemi gati ndërhyrjet që i duhen këtyre zonave dhe do të lobojmë fort për të siguruar financat për këtë rrugë, pasi Dukagjini mbetet një perlë e Alpeve që meriton dhe do të ketë zhvillimin e duhur’, shkruan Spahia në Facebook.

Postimi i plotë:

Pulti ashtu si e gjithë zona e Dukagjinit vuajnë pasojat e harresës dhe indiferencës shtetërore. Si bashki e Shkodrës kemi treguar seriozitet dhe përkushtim për të qënë pranë banorëve me ndërhyrje të nevojshme në këto territore. Kërkesë kryesore ky komunitet ka rrugën që lidh Shkodrën me Dukagjinin, zgjidhjen e problematikave me çertifikatat e pronësisë si dhe rrjetin elektrik. Investime këto që qeveria Rama i ndërpreu sapo mori mandatin në 2013-en edhe pse kishte një projekt e financa të siguruara për rrugën. Në 4 vitet në vazhdim i kemi gati ndërhyrjet që i duhen këtyre zonave dhe do të lobojmë fort për të siguruar financat për këtë rrugë, pasi Dukagjini mbetet një perlë e Alpeve që meriton dhe do të ketë zhvillimin e duhur.

#BashkëFitojmë

#votoBardhSpahia2️⃣

#votoBashkëFitojmë1️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco