PD Kavajë: Nga paniku i humbjes ka nisur asfalti elektoral i rrugëve të lënë rrugëve prej 4 vitesh

PD Kavajë: Nga paniku i humbjes ka nisur asfalti elektoral i rrugëve të lënë rrugëve prej 4 vitesh

14:17, 24/04/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike Dega Kavajë ka denoncuar asfaltin elektoral që ka nisur të shtrohet në rrugët e qytetit nga bashkia.

‘Çdo lagje e Kavajës i ngjan një pamje lufte me rrugët e amortizuara që janë kthyer në një problem serioz për të gjithë qytetarët të cilët u duhet të presin një herë në 4 vjet ku fushata elektorale detyron Bashkinë të hedh sytë nga ata. 14 Maji shënon fundin e politikës që vëmendjen për qytetarët e ka njëherë në 4 vjet’, shkruhet në postimin e PD Kavajë në Facebook.

Postimi i plotë:

Nga paniku i humbjes ka nisur asfalti elektoral i rrugëve të lënë rrugëve prej 4 vitesh nga Bashkia në ikje!

Çdo lagje e Kavajës i ngjan një pamje lufte me rrugët e amortizuara që janë kthyer në një problem serioz për të gjithë qytetarët të cilët u duhet të presin një herë në 4 vjet ku fushata elektorale detyron Bashkinë të hedh sytë nga ata.

14 Maji shënon fundin e politikës që vëmendjen për qytetarët e ka njëherë në 4 vjet.

Vota për ndryshim, është votë për të shpëtuar Kavajën nga uzurpatorët që falimentuan Bashkinë, larguan institucionet dhe e kthyen qytetin në njësi administrative të varur nga pushteti i Edi Ramës që Kavajën e sheh si leckë për ta tallur dhe ofenduar, atë siç bëri në takimin e fundit në sytë të atij që sot kërkon votën tuaj!

Kavaja është e kavajsve dhe vota për Fisnikun është votë për shpëtimin e saj.

Voto Ndryshimin 1️⃣✅

Voto Fisnik Qosja 1️⃣✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco