Aludimet e rilindjes për shkollën e Këlliçit, Xhaferri: Fletë rrufe dixhitale nga falangat e pushtetit

Aludimet e rilindjes për shkollën e Këlliçit, Xhaferri: Fletë rrufe dixhitale nga falangat e pushtetit

12:59, 24/04/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Si ka mundësi që një student pa Maturën Shtetërore të dali studenti me mesataren më të lartë në Amerikë?

Mirë që "falsifikoi" hyrjen, paska falsifikuar dhe 4 vite rezultate?

Si ka mundësi që mijëra Shqiptarë të tjerë pa mbaruar këtë Maturë kaq të rendësishme janë pranuar në universitetet më të mira të Botës?

E para, sepse kjo Maturë nuk ka mjaftuar kurrë për t'u pranuar në Universitete jashtë Shqipërisë!

E dyta, sepse universitetet vendosin standartet e tyre me provime esktra për të pranuar studentetët!

E treta, kush nuk ka plotesuar 12 vite edukim, bën një vit ekstra për t'a plotësuar, e kush i ka bërë, mjafton të kaloj provimet ekstra, si në rastin e Belindit!

Një furtunë dizinformimi e cila nuk arriti dot të merrte formën e duhur ne 2021 kur gjithë Ministria e Arsimit vërshoi drejt Harry Fultz pas një informacioni nga një ish shok shkolle i Belindit, i cili nga xhelozia tipike e të pazotit kishte dhënë informacion të rremë se shkolla kishte dhënë diplomë të falsifikuar!

Pasi dështuan të gjejnë një gabim proçedurial, vendosën në 2023 të krijojnë një flet rrufe dixhitale me shpresën se diçka do ngeli në mendjen e votuesve! Tipike një KÇK e gënjeshtrës mediatike që ndihmon falangat e pushtetit për të ndaluar ndryshimin!

Qytetarë të dashur!

Belindi është pranuar konform të gjitha rregullave dhe ligjit në Amerikë!

Jo vetëm kaq, por ka marrë bursë të plotë akademike dhe sportive për 4 vjet!

Jo vetëm kaq, por ka shkëlqyer dhe ka mbaruar si studenti më i mirë!

Jo vetëm kaq, por është kthyer në Shqipëri të nesërmen e provimit të fundit në universitet!

Për të jetuar në Tiranë!

Për të kontribuar në vendlindjen e tij!

Pas 14 Majit, për të qenë Kryebashkiaku që do çlirojë këtë qytet nga mafia Mjaftiste!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco