VIDEO/ Republikanët takim në Korçë, Mediu: E majta po shkatërron familjen

12:35, 24/04/2023
A+ Aa A-

Partia Republikane zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Korcës. Duke kërkuar votën për numrin 4 Mediu bëri thirrje që çdo votë e Partisë Rrpublikane për këshilltarë duhet të jetë dhe votë për Kandidaten e Opozitës Ledina Alolli.

Mediu: E majta që po shkatërron familjen, nuk na njeh si nënë e babë, por si numra,

Nuk na njeh si kombe, por si njerëz pa atdhe dhe pa fe,

Për ta nuk ka histori, tradita.

Patriotizmi dhe shqiptarizmi, këto virtyte që mbajnë çdo komb, janë atavizëm i botës së tyre moderne,

Socialistët mendojnë se shqiptarët janë në shitje, është në shitje, jeta, liria dhe dinjiteti ynë.

Shumë nga frika si asnjëherë tjetër druhen të dalin hapur, disa të tjerë nga frika e varfërisë dhe pushtetit, apo zelli i korrupsionit bëjnë presion dhe shesin gjithçka.

Qeveria kërkon të krijoj skllevërit e saj modern, ata që i binden, krimit, korrupsionit, pushtetit, dhe lënë peng lirinë, jetën dhe dinjitetin.

Armiku më i madh i lirisë është skllavi i lumtur.

Çfarë do ti ngelte njeriut nëse ai do ta dorëzonte  lirinë për një përfitim të momentit.

Pa lirinë njeriu kthehet në një qenie e skllavëruar e kontrolluar dhe nën mëshirën e përbuzjes

Pa lirinë njeriu humbet çdo vlerë morale, çdo mundësi për të ndërtuar lumturinë për vete dhe fëmijët e tij.

Është koha për t`a bërë qeverinë të funksionojë, punojë me ne, jo të jetë mbi ne;  për të na qëndruar në krah, jo për të hipur mbi shpinë.  Qeveria mund dhe duhet të ofrojë mundësi, jo t`i mbysë ato.

Shkelmoni të keqen që ju pengon, respektoni të mirën që ju vlen. Tregoni që jeni, dini dhe bëni ndryshimin. Shihni tek njerëzit e politikës, njerëzit e gabueshëm, shihni brenda jush dëshirën e pagabueshme të dashurisë dhe lumturisë.

Të ngremë lart rolin tonë si individ, të mbrojmë familjen si themeli i shoqërisë sonë,  të vendosim drejtësinë mbi pronën, të përulemi me respekt përballë të përndjekurve politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco