Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

SYRI TV/ PD aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Librit, Këlliçi: Do të rris fondet...

21:47, 23/04/2023
A+ Aa A-

Lidhja Demokratike e Druas dhe Departamenti Brain Gain në selinë blu, organizuan aktivitetin ‘ dhuro një libër, ndriço një mendje” në kuadër të ditës ndërkombëtare të librit. Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi akuzoi qeverinë për mungesën e politikave mbështetëse  ndaj kulturës ndërsa kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u zotua se do të rrisë fondet për librin

Syri tv

Në ditën ndërkombëtare të Librit,  LDGSH dhe departamenti Brain Gain në selinë blu, organizuan një aktivitet me temë “Dhuro një libër ndriço një mendje” me qëllim grumbullim e sa më shumë teksteve letrare për ti dërguar më pas në familjet me pamundësi ekonomike. Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi, akuzoi qeverinë për mungesën e politikave mbështetëse për të nxitur leximin dhe promovimin e librit.

Në këtë aktivitet  ishte i pranishëm edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi i cil theksoi se  kryebashkiaku Veliaj të vetmet fonde që ka dhënë për bibliotekën  kanë qenë për fasada ndërsa u zotua se nëse votëbesohet si kryebashkiak i kryeqytetit , do të rrisë fondin për librin

Lidhur me situatën në të cilën gjendet libri në veçanti dhe kultura në tërësi në vendin tonë, folën në këtë aktivitet edhe Jozefina Topalli dhe Besnik Mustafaj.

Sipas sondazheve të fundit të eurobarometrit në fund të vitit 2022, të pyetur sesa libra kanë lexuar brenda një viti, 75% e shqiptarëve deklarojnë se nuk kanë lexuar asnjë libër, ndërsa 80% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk kanë blerë asnjë libër brenda 1 viti. Për PD dhe departamentin e Brain Gain, kjo është një kambanë alarmi që tregon se libri dhe leximi janë në rrezik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco