SYRI TV/ Sako injoron Kodin Zgjedhor, 'arrnon' rrugët, Hysaj: Asfalt në trashësinë e cipës së qepës

16:51, 22/04/2023
A+ Aa A-

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Durrës shkel Kodin Zgjedhor duke hedhur asfalt elektoral në rrugët e qytetit bregdetar, pavarësisht se jemi në prag të zgjedhjeve lokale. Emirjana Sako synon votëbesimin e qytetarëve  duke arnuar nxitimthi rrugët e lëna nën harresë prej vitesh.

SYRI TV

Teksa na ndajnë dhe pak kohë nga zgjedhjet vendore, Bashkia e Durrësit po vazhdon asfaltin elektoral edhe  pse kjo është shkelje e Kodit Zgjedhor.

Edhe pse rruga Arapaj në qytetin e Durrësit i është nënshtruar disa herë punimeve, asfalti është shkatërruar, pikërisht për shkak të nxitimit për të arrnuar rrugët, me qëllim marrjen e votave të qytetarëve.

Në lidhje me fenomenin e shtrimit të asfaltit elektoral në Durrës, ka reaguar edhe Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj.

Durrësi po "Rilind" vetëm në 3 javë para zgjedhjeve vendore. Bashkia sapo i ka zbuluar te gjitha rrugicat e këtij qyteti vetëm këto pak ditë, dhe vetëm në pak orë, "punëmbaruarit" kanë shtruar kilometra me asfalt në trashësinë e cipës së qepës. Qytetarët e Durrësit janë të diskriminuar nga pushteti vendor në të gjithë shërbimet që marrin dhe që duhet të jenë të barabarta për të gjithë.

Ethet e zgjedhjeve e kanë shtyrë kryetaren e bashkisë, Emirjana Sako të fillojë punimet duke mos vendosur asnje tabelë të projektit e as fondit të akorduar për këtë rrugë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco