Nesho: Rikthimi i vizave për rusët në Shqipëri vjen si pasojë e presionit nga Perëndimi

16:43, 22/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e pasdites në Syri TV ishte anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Agim Nesho.

Nesho është shprehur se vendimi i vendosjes së regjimit të vizave për Rusinë vjen si pasojë e presionit të ushtruar nga Perëndimi.

"Regjimi i Tiranës e kishte kaluar në heshtje duke menduar se mund të bëjë si të dojë dhe Perëndimi e ka vendosur këtë masë që të rikthehen vizat për rusët pas sulmit në Ukrainë. Ndërsa Rama e ka ndaluar këtë gjë duke thënë se vizat nuk do të rivendosën sepse është turizmi prioritar.

Ky vendim i ri për rikthimin e vizave erdhi si pasojë e presionit nga bashkësia ndërkombëtare pasi Rusia është një regjim shumë i rrezikshëm. Rama kërkon që të bashkëveprojë me vende të tjera që kanë një axhendë të fshehur, regjimi i vizave tregon se është një regjim i kontrolluar.

Rama dhe Vuçiç kanë marrë një vendim se të gjithë personat që vizitojnë një nga këto vende të qarkullojnë të lirë në rajon, pasi prezenca e rusëve do të ishte shumë e madhe dhe do të vinte në rrezik aleancën e NATO-s.

Rama është njeriu më i padëshirueshëm së bashku me qeverinë e tij dhe ky presion i ndërkombëtarëve e ka vënë në një pozitë shumë të vështirë në këto moment.

Rama ka një filozofi tjetër ku kokën e ka në Perëndim dhe financat në Lindje. Po të shikosh politikat e tij të ngushta i ka edhe me sheikët arabë dhe qëllim kryesor është vjedhja e xhepave të shqiptarëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco