Ervin Salianji: Bandat kriminale, shtabet reale që bëjnë fushatë dhe mbledhin vota për PS

21:06, 20/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se grupet kriminale po bëjnë fushatë për PS. 

Çim Peka Live, në Syri Tv, Salianji tha se në të gjithë vendin të vetmit që bëjnë fushatë për mazhorancën janë segmentet e krimit. 

Ngjarjet e fundit, tha Salianji, siç ishte tritoli ndaj kreut të PD në Vau Dejës dhe vrasja e biznesmenit në Lezhë, janë tregues se krimi bashkëpunon me politikën. 

Duke ngritur alarmin se edhe këto në këto zgjedhje janë përfshirë elementët e krimit, deputeti demokrat theksoi se bandat kriminale janë shtabet reale që bëjnë fushatë dhe mbledhin vota për PS.

Ervin Salianji: Ajo që është më shumë kompromentuese dhe le dyshime te ngjarjet e pazbardhura që kanë ndodhur në këtë periudhë se ka tritole, vrasje, kërcënime, gjuajtje me armë, nukë shtë zbardhur asnjë ngjarje. Një njeri që kreu këtë vrasjen që ka tronditur të gjithë Shqipërinë kjo video, që ikën me atë qetësi me një motor me fuqi motorike jo të madhe, ju mendoni se është kaq e thjeshtë t'u shmanget strukturave shtetërore? Ju mendoni që është kaq e thjeshtë që grupet kriminale të kenë guxim dhe të godasin edhe aty ku disa elementë nuk janë prekur në këtë vend. Ajo që e kemi thënë dhe duket si slogan por që është realitet, unë e kam thënë dhe poe  them që shtabet reale të PS edhe në këto zgjedhje që nuk kanë një rëndësi kaq të madhe për qeverinë, janë grupet kriminale, ato janë shtabet reale që mbledhin vota për PS dhe Edi Ramën. Nga ana tjetër kemi agresion ndaj opozitës. 

Çim Peka: Janë përfshirë grupet kriminale në fushatë në Kavajë?
Ervin Salianji
: Absolutisht. Janë të vetmit që bëjnë fushatë. Keni parë që të bëjë fushatë njeri tjetër? Rama vjen dhe thotë, në mënyrë të paimagjinueshme, fyen një qytet të tërë duke thënë ç'e keni këtë ves që e doni gjithmonë nga mbrapa. Vjen aty dhe thotë unë i kam gomerë kryetarët e bashkive, por ata të opozitës janë qenër, më falni se fyhet qeni. Ndërkohë që fushatat duhet të kishin një bilanc, një program se çfarë duhet të bënin.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco